SPECIALIST IT / TEKNOLOGJI & PAJISJE PROFESIONALE
- Njohes i mirë i gjuhës angleze.
- Formim ose njohuri të mira në IT, Informatikë, Elektronikë ose fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira mbi hardware, software, rrjete dhe sisteme operative.
Kompania AUTOPASION kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist IT, i cili përveç njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit, të ketë interes dhe gatishmëri për të mësuar dhe asistuar edhe në pajisje profesionale dhe sisteme elektronike që përdoren në serviset automobilistike.
Pozicioni nuk do të jetë i fokusuar vetëm në mirëmbajtjen e kompjuterëve dhe rrjetit të kompanisë. Kandidati do të trajnohet gradualisht për të diagnostikuar dhe asistuar edhe në problematika teknike të pajisjeve të servisit, si
Çfarë kërkojmë:
AUTOPASION OFRON:
Një nga avantazhet kryesore të këtij pozicioni është mundësia për trajnim dhe specializim profesional në Gjermani, direkt mbi pajisjet dhe teknologjitë specifike me të cilat kandidati do të punojë.
Qëllimi ynë është të formojmë një specialist që ndërthur IT-në, elektronikën dhe teknologjinë automotive, duke krijuar një profil profesional të specializuar dhe me perspektivë afatgjatë.
Kërkojmë një person kurioz, praktik dhe të gatshëm të zhvillohet profesionalisht së bashku me kompaninë AUTOPASION.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në pranë AUTOPASION ose ne adresën e email më poshtë ose na kontaktoni:
Logistics AutoPasion [email protected] , +355 68 402 9070
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneShoqëria Autopasion sh.a. është themeluar ne vitin 1994 nga Z. Mikail Vasili, ku fillojë veprimtarinë me një dyqan të vogël që tregtonte pjesë këmbimi për makina. Autopasion sh.a. falë strategjisë dhe këmbënguljes për tu rritur dhe zhvilluar më shumë, arriti që gjatë këtyre viteve të bëhet shoqëri lider në tregun tonë në sektoret e Pjesëve të Këmbimit, Baterive, Gomave dhe Lubrifikatëve.
Ne bashkepunojmë më kompanitë prodhuesë më të mëdha në Europë për të ofruar cilësi dhe shëerbim të standarteve Europiane.
Autopasion ndodhet në fillim të autostradës Tiranë – Durrës në një magazinë me sipërfaqe të mbuluar prej 2500m². Në të njëjtën godinë ndodhet dhe administrata e shoqërisë.
Autopasion shpërndan produktet qe tregëton në të gjithë territorin e Shqipërisë brenda 24 orëve me 20 mjetet e tij. Agjentët tonë të specializuar për produktet tona ndodhen cdo ditë në terren për të qënë sa më afër nevojave të klientëve